Paraditja e së enjtes i bëri bashkë dy grupet e studentëve protestues në Shqipëri që ishin ndarë orët e fundit mes Ministrisë së Arsimit dhe kryeministrisë.
Ata u mblodhën para godinës së Parlamentit, ku qëndruan për disa orë, teksa deputetët debatonin në seancë për protestën e tyre.
Me mbarimin e seancës parlamentare ata marshuan drejt një destinacioni, ku pas 9 ditësh protestë nuk u tubua më para Ministrisë së Arsimit, por vetëm para Kryeministrisë.
Mbrëmja dhe temperaturat e ulëta bënë që para kryeministrisë të qëndrojnë një numër i pakët protestuesish, transmeton tch.
Ndërkohë se si do të vazhdojnë protestën këtë të premte, kjo pritet që të mësohet në orët e para të mëngjesit. Studentët kërkojnë përmbushjen e 8 kërkesave të tyre, por nuk pranojnë që të dialogojnë me qeverinë.
-
Mbyllet në Tiranë protesta e studentëve para Kryeministrisë, paralajmërojnë kthimin nesër
-
Në Shqipëri studentët u rikthehen protestave
-
Studentët sot protestuan përpara Parlamentit të Shqipërisë
-
Pas protestës para Parlamentit, studentët dynden para Kryeministrisë
-
Studentët protestojnë aty ku “gatuhet” politika, FNSH blindon Parlamentin e Shqipërisë