Në tryezën e sotme koalicioni opozitar vendosi ngritjen e kuvendeve qytetare në mbarë vendin, për t’u përgatitur për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Përmes një njoftimi për shtyp, grupi opozitar bën të ditur se në krye të këtyre kuvendeve janë zgjedhur përfaqësuesit më të spikatur të komuniteteve, për të garantuar një proces zgjedhor të lirë e të ndershëm.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjithashtu, “koalicioni opozitar ritheksoi vendimin e marrë nga bashkimi popullor i 18 shkurtit, se vetëm një qeveri teknike që do të zbatojë plotësisht dekriminalizimin dhe do të angazhohet në luftën ndaj drogës, krimit dhe parave të paligjshme kriminale mund të garantojë kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, vijon njoftimi.
Koalicioni shpreh më tej vendosmërinë për të mos lejuar asnjë proces zgjedhor të manipuluar nga “krimi në pushtet dhe paratë e drogës”, dhe për të vazhduar deri në fitore betejën për zgjedhje të lira dhe të ndershme, “si interes jetik i Shqipërisë dhe shqiptarëve”.