Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Propozimi i VV-së për LDK-në: Kryeministër me rotacion

Pak orë pasi e nominoi Vjosa Osmanin për kryeministre, Lidhja Demokratike e Kosovës u bë bashkë me Lëvizjen Vetëvendosje për të diskutuar mundësinë e garimit të përbashkët në zgjedhjet e parakohshme.

Osmani bashkë me kreun e LDK-së, Isa Mustafa, dhe me nënkryetarin, Lutfi Haziri, u takuan me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe nënkryetarët Glauk Konjufca e Besnik Bislimi. Pas takimit, në njërin prej hoteleve të kryeqytetit, kanë munguar deklarimet e tyre, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në lidhje me ato që u diskutuan, në Facebook ka shkruar Besnik Bislimi i VV-së. Ai ka thënë se nuk kanë marrë përgjigje në lidhje me ofertën që i kanë bërë LDK-së.

“U dakorduam që Qeveria në ardhje si prioritet kryesor duhet ta ketë çkapjen e shtetit nga klani ‘Pronto’, duke luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin. E gjithë kjo si parakusht për fokusim në politika që krijojnë vende pune dhe rrisin mirëqenien”, ka thënë Bislimi.

Ai ka shtuar se Lëvizja Vetëvendosje ka mbi 10 muaj që ka dërguar një propozim konkret tek Mustafa për modalitetet e ndërtimit të qeverisjes së ardhshme, si dhe prioritetet kyç.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)