Pronari i mishtores “Eurosharri” në Dragash, Lulzim Sadiku, ka deklaruar se mishi që i është konfiskuar dy ditë më parë, nuk ka qenë me afat të skaduar.
Sipas tij, sasia e mishit të pulës të cilën e asgjësoi Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës, ka treguar shenja të shkrirjes.
Edhe në vendimin e AUV-it shkruan e njëjta gjë dhe theksohet se nuk kishte kushte të përshtatshme për mbajtjen e këtij mishi.
Por, sipas Sadikut, temperatura e mishit nuk është matur fare dhe inspektorët kanë vepruar vetëm duke e parë mishin dhe pa i bërë asnjë lloj analize.
Por pronari i mishtores deklaron se e ka licencën që përveç shitjes së mishit të gjedhit, të shesë edhe mishin e pulës dhe lloje të tjera të ushqimit.
Artikuj të ngjashëm
-
Në Dragash konfiskohen 230 kg mish pule me afat të skaduar
-
Konfiskohen 700 kg produkte të mishit të prishur në Ferizaj
-
Kosova s’ka laborator të akredituar për të gjitha analizat ushqimore
-
Vetëm gjatë 2019-s, u asgjësuan rreth 100 tonë mish të pasigurt
-
Rreth 30 mijë kg mish të prishur u asgjësuan për 3 muaj, AUVK-ja thotë cilësia është e sigurt