Arbëri

Promovohet pulla postare për mjekët që humbën jetën në përballje me pandeminë

Sot është promovuar pulla postare e cila ju kushtohet punëtorëve shëndetësorë të cilët kanë humbur jetën pas infektimit me COVID-19.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se kanë marrë iniciativë duke iu drejtuar Postës së Kosovës që të ketë një pullë postare që iu dedikohet mjekëve që kanë humbur jetën në përballje me pandeminë COVID-19.

Sipas tij, kjo tregon përkushtimin e stafit mjekësor në trajtimin e pacientëve të infektuar me koronavirus.

“Duke vlerësuar situatën pak më të qetë, iu bëjmë thirrje për respektim të masave”, ka thënë ai.

Infektologu Salih Ahmeti, ka thënë se “në emër të të gjithë mantelbardhëve falënderoj për përkrahjen dhe mbështetjen. Ne sot ndihemi shumë mire dhe të privilegjuar dhe kemi nderin të marrin këto pulla postare. Ne e marrim si mirënjohje për punën e bërë. Gjithë stafi mjekësor i të gjitha niveleve dhe spitaleve kanë bërë një punë të pandashme që e kemi marr si obligim profesional”.

{gallery}