Pasi Agjencia Kundër Korrupsionit dha opinionin, sipas të cilit vendimi i kabinetit qeveritar për rritjen e pagës së kryeministrit dhe vartësve të tij është i jashtëligjshëm, KALLXO.com ka kontaktuar kryeprokurorin e Prokurorisë së Prishtinës, Imer Beka.
Sipas kryeprokurorit Beka, nëse rreth këtij rasti është bërë kallëzim penal, atëherë lënda shkon në Prokurorinë Speciale.
“Nëse është bërë kallëzim penal, atëherë kompetencën e veçantë për këtë lëndë e ka Prokuroria Speciale, bazuar në Ligjin për kompetencat e veçanta të Prokurorisë Speciale”, tha kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka.
Sot gjatë ditës, Agjencia Kundër Korrupsionit i ka përcjellë kryeministrit dhe vartësve të tij opinionin lidhur me vendimin e Qeverisë të 20 dhjetorit 2017, i cili ka të bëjë me rritjen dhe caktimin e pagave të disa pozitave në Qeverinë e Republikës së Kosovës.
Sipas opinionit të AKK-së, është shfaqur situata e konfliktit të interesit “rast për rast” te votimi (aprovimi) dhe nënshkrimi i vendimit të Qeverisë për rritjen e pagave të disa pozitave në kabinetin qeveritar.
Po ashtu, thuhet në opinion, zyrtarët e lartë publikë që kanë votuar këtë vendim kanë vepruar në kundërshtim me Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit, konkretisht me konfliktin e interesit “rast për rast”, dispozitat e caktuara që rregullojnë “Veprimet e ndaluara për zyrtarin e lartë”, si dhe shumicën e dispozitave që përcaktojnë “Parimet e veprimit dhe mosveprimit të zyrtarit të lartë publik”.
Edhe
Kundër-korrupsioni shpall të jashtëligjshëm vendimin për rritje të pagave nga Haradinaj
I pyetur rreth këtij opinioni, këshilltari i kryeministrit Ramush Haradinaj, Halil Matoshi tha për KALLXO.com se AKK nuk mund ta shpallë të jashtëligjshëm një vendim të tillë.
Matoshi tha se opinioni i Agjencisë Kundër Korrupsionit nuk është obligativ.
-
Kundërkorrupsioni paralajmëron padi ndaj vendimit për rritjen e pagave
-
Qeveria Haradinaj s’i njeh vendimet e institucioneve shtetërore
-
Kryeministria përpiqet të kontestojë mendimin e AKK-së rreth ngritjes së pagave të qeveritarëve
-
LDK thërret interpelancë për vendimin e rritjes së pagave nga kryeministri