Prokuroria Speciale e Kosovës ka thënë se nuk ka asnjë rast të hapur lidhur me Branislav Nikoliqin, që dje u lirua nga detyra e këshilltarit politik i presidentit, pas raportimeve se kishte qenë pjesë e BIA-s.
Në një përgjigje për KTV-në, Prokuroria Speciale ka thënë se do të fillojë mbledhjen e fakteve dhe provave për të parë se a ka bazë për nisjen e hetimit apo jo.
“Në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, nuk ka rast të hapur lidhur me personin në fjalë. Prokuroria Speciale do të fillojë mbledhjen e fakteve dhe provave, për analizimin e tyre se a ka bazë për fillimin e hetimeve apo jo, si dhe më pas do të njoftohet opinioni lidhur me veprimet e ndërmarra”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Speciale.
Lidhur me raportimet për Nikoliqin, deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, kishte kërkuar të mblidhet Këshilli i Sigurisë. Lidhur me këtë kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se pa u proceduar rasti nuk guxojnë të veprojnë.
-
Thaçi shkarkon Nikoliqin, i dyshuar si pjesëtar i BIA-s
-
Nuk ka ligj që ish-agjentit të BIA-së ia ndalon ushtrimin e mandatit të deputetit
-
Maxhuni thotë se po punohet për verifikimin e së kaluarës së Nikoliqit
-
Topalli: AKI-ja po merret me çështjen e këshilltarit të Thaçit
-
Haradinaj tregon se a do ta thërrasë Këshillin e Sigurisë lidhur me këshilltarin e presidentit