Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Prokuroria nis hetimet rreth përgjimeve te “Bild”

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për përgjimet e publikuara këtë të mërkurë nga e përditshmja gjermane “Bild”, për të zbuluar, siç thotë ajo, arsyen e këtyre publikimeve.

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka nisur hetimet në lidhje me të dhënat e publikuara në media për çështje të hetuar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Par për Krime të Rënda. Hetimet e filluara kryesisht, synojnë të nxjerrin në pah arsyet e publikimit në mënyrë të paligjshme të këtyre përgjimeve që i përkasin çështjes nr 339. Prokuroria do ndjekë me vëmendje rastin duke kryer veprime konkrete për zbardhjen e çështjes”/A2CNN.