Prokuroria e Shtetit ka mbyllur hetimin për katër zyrtarë e ish-zyrtarë të Ministrisë së Integrimeve, të cilët po hetoheshin për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Në mesin e këtyre zyrtarëve ishte edhe ish-sekretari, Demush Shasha, i cili ka përfunduar mandatin javë më parë. Shasha dhe tre zyrtarë të tjerë të kësaj ministrie po hetoheshin me dyshimet se kishin keqpërdorur pozitat e tyre zyrtare, duke lejuar që të bliheshin disa bileta biznesi në vend të atyre ekonomike.
Koha Ditore i është drejtuar Prokurorisë së Shtetit që më shumë se një muaj për këtë çështje, por ata nuk janë përgjigjur.
Megjithatë disa burime të ndryshme i kanë thënë gazetës se hetimi ka më shumë se një muaj që ka pushuar.
Hetimi kishte nisur pas rreth shtatë vjetësh, qëkur ish-ministrja Vlora Çitaku kishte marrë nën menaxhim Ministrinë e Integrimeve Evropiane.
Hetimi është mbyllur disa ditë pasi “Koha Ditore” kishte raportuar që po hetoheshin këtë zyrtarë. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Prokuroria heton dyshimet për keqpërdorim të biletave nga ish-ministrja Çitaku
-
Aktakuza për lobim – Hoxha thotë se është e pafajshme
-
Pezullohen zyrtarët e Ministrisë së Infrastrukturës, që akuzohen për dallavere me tender
-
Ish-ministrja lirohet nga akuza për financim të fushatës së saj me para të shtetit
-
Ish-ministrja Dhurata Hoxha lirohet sërish nga akuzat për korrupsion