Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtir, është intervistuar nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit”.
“Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka filluar hetimet ndaj A.B., pasi që dyshohet se i njëjti në një lidhje të drejtpërdrejtë në njërin nga televizionet kosovare ka deklaruar se ‘Presidenti t`i shpallë zgjedhjet, ndryshe mund të ketë vëllavrasje’, me çfarë dyshohet se ka kryer veprën penale ‘Nxitja e përçarjes dhe mos durimit’, nga neni 141 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thotë Prokuroria Themelore e Mitrovicës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe urdhër të Prokurorit, Bahtiri lëshuar në procedurë të rregullt.
Ndërkaq, në një postim në faqen e tij në Facebook, Bahtiri ka kërkuar falje për deklaratën duke thënë se ajo është nxjerr nga konteksti.