Prokurorja speciale Drita Hajdari, është ankuar për presion sa u përket hetimeve dhe sjelljes para drejtësisë të kryerësve të krimeve të luftës.
Në panelin “Krimet e luftës, sigurimi i provave dhe përvojat me dëshmitarë”, organizuar nga Fondi për të Drejtën Humanitare, Hajdari gjithashtu ka thënë se kritika kaq të mëdha për mospunë nuk kishte për ndërkombëtarët, sa ka tani për prokurorët vendorë, raporton KTV.
Hajdari ka vënë në pah se vazhdon të mungojë bashkëpunimi me Serbinë dhe Tribunalin e Hagës.
Aty u diskutua edhe për sfidat në sigurimin e dëshmitarëve.
Gjatë luftës në Kosovë, sipas Fondit për të Drejtën Humanitare, janë vrarë dhe zhdukur mbi 13 mijë persona.
Derisa nga gjykatat në Kosovë për krimet e kryera gjatë kësaj periudhe janë dënuar 65 persona.
-
Mungesa e bashkëpunimit juridik me Serbinë cilësohet sfidë për trajtimin e krimeve të luftës në Kosovë
-
Mungesa e bashkëpunimit juridik me Serbinë sfidë për gjykimin e krimeve të luftës në Kosovë
-
Alija e quan mangësi mosraportimin nga Dhomat e Specializuara
-
Veç tre prokurorë për t’i hetuar krimet e luftës, kërkohet shtim i kapaciteteve
-
FDH: Për mbi 10 mijë civilët e vrarë gjatë luftës u dënuan vetëm 74 persona