Prokuroria e Krimeve të Rënda i rikthehet kërkesës për arrestimin e ish ministrit Tahiri. “Ne kemi kërkuar autorizim për arrestim dhe heqjen e imunitetit të deputetit Tahiri dhe mundësin e kryerjes ë kontrollove të banesave që ai ka në dispozicion” tha prokurori Besim Hajdarmataj para Këshillit të Imunitetit e Mandateve, mbledhje e cila po zhvillohet në prani të mediave. “Ju thatë se ne kemi kërkuar këtu jo arrestimin, se nuk është e thënë, por që ne duam heqjen e imunitetit?” pyeti deputeti socialist Ulsi Manja. Por, siç transmeton RTSH, zoti Hajdarmataj përsëriti “Ne kemi ardhur me kërkesën për arrestimin, heqjen imunitetit dhe kryerjen e kontrolleve”.
Në fillim të seancës prokurorët thanë se “Ne sot nuk kemi ardhur për të marrë një mandate arresti, pasi arrestin e jep gjykata. Ne kërkojmë heqjen e imunitetit, që në cdoc moment deputeti të jetë i ekspozuar ndaj një heqje lirie” thanë ata.
-
Çfarë vendimi u mor nga Këshilli i Mandateve për ish-ministrin Tahiri
-
Deputetët votojnë kundër heqjes së imunitetit të Tahirit
-
Këshilli i Mandateve diskutoi për orë të tëra, por vendimin për imunitetin e Tahirit e la për nesër
-
Prokuroria: Nuk duam arrestimin, por heqjen e imunitetit për Saimir Tahirin
-
Mblidhet Këshilli i Mandateve për imunitetin e deputetit Saimir Tahiri