Auditimi në Komunën e Rahovecit për raportin financiar të 2016 ka shpalosur ekzistencën e disa dobësive, të cilat përfshijnë prokurimin, të hyrat vetjake, menaxhimin e pasurisë, llogaritë e arkëtuara dhe rritjen e obligimeve të papaguara. Në raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit është bërë e ditur se këto dobësi kanë ardhur si pasojë e moszbatimit të rregulloreve përkatëse, shkruan sot Koha Ditore.
Lëshimet e organeve komunale në prokurim janë hasur sidomos te kategoria e investimeve kapitale. “Në projektin: ‘Blerja e instrumentit gjeodezik’, Komuna kishte lidhur kontratë me operatorin ekonomik (OE) me çmimin më të lartë, edhe pse, sipas komisionit për vlerësimin e ofertave, operatori me çmim më të ulët i kishte përmbushur kriteret dhe ishte i përgjegjshëm. Kontrata ishte lidhur në vlerë 11.978 euro, ndërsa çmimi i ofruar nga OE-ja konkurrent ishte 9.250 euro.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Parregullsi në prokurim dhe nivel të lartë të obligimeve të papërmbushura
-
ZKA: Komuna e Podujevës kontraktoi projekte në kundërshtim me Ligjin e prokurimit
-
Obiliqi tejkaloi kontratën kornizë dhe shkëputi një tjetër pasi pranoi situacionin e parë
-
Shumicën e gjetjeve, pushteti në Han të Elezit ia faturon qeverisjes së kaluar
-
Kërkohet llogaridhënie nga zyrtarët e përfshirë në procedura të prokurimit publik