Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Projektin e Veselit për “Mitrovicën e re” PDK-ja e mbron e Komuna e quan tallje me qytetarët

Nga stadiumi “Adem Jashari” në Mitrovicë, kreu i Kuvendit Kadri Veseli kishte folur për projektin “Mitrovica e Re”, por zyrtarë të komunës së Mitrovicës këtë e quajnë lojë të kryeparlamentarit.

Nënkryetari i kësaj komune, Faruk Mujka, deklaratat e Veselit i ka quajtur si tallje me qytetarët, raporton KTV.

Ai ka pyetur kryeparlamentarin pse i janë dashur të presë 4 vjet për të investuar.

Ka kërkuar të dijë se cili është plani i kryeparlamentarit se si të integrohet Mitrovica e veriut, si të kthehen të dëbuarit nga veriu e çka të bëhet me hallet e qytetarëve nga Shala e Bajgores.

Sipas tij, e gjithë kjo më shumë është tërheqje e vëmendjes nga asociacioni e ndarja e Kosovës.

Por, asamblisti i PDK-së në Mitrovicë, Donjet Bislimi, ka mohuar që projekti i kryetarit të PDK-së të ketë lidhje me zhvillimet e fundit politike.

Bislimi ka besim që rreth këtij projekti do të bëhen bashkë të gjitha partitë në Mitrovicë.

Edhe Projektin e Veselit për “Mitrovicën e re” PDK-ja e mbron e Komuna e quan tallje me qytetarët Video Projektin e Veselit për “Mitrovicën e re” PDK-ja e mbron e Komuna e quan tallje me qytetarët

Qytetarët pak kanë shpresë se do të ndryshojë diçka, pavarësisht premtimeve.

Thonë se politikanët po e duan Mitrovicën vetëm në kohë zgjedhjesh.

Ndërkohë ky projekt i propozuar nga kryetari i Kuvendit Kadri Veseli do të dalë për diskutim në Kuvendin komunal të këtij qyteti më 31 gusht.