Arbëri

Projekti TAP në Shqipëri, plan për funksionimin e tregut të gazit

Projekti i Gazsjellësit Trans Atlantik (TAP) po merr formë dhe punimet në territorin e Shqipërisë po ecin me ritme të shpejta.

Burime nga ministria Energjisë bëjnë të ditur se Qeveria po krijon të gjitha kushtet për funksionimin e tregut të gazit, duke i paraprirë deri edhe administrimit të infrastrukturës në raste krizash, transmeton atsh. Përcaktohet prioritet furnizimi i familjarëve, kopshteve, spitaleve shkollave, çerdheve dhe konsumatorë të tjerë të rëndësishëm, siç mund të jetë prodhimi i energjisë elektrike, etj.

Por sipas eksperteve, mbi të gjitha ky plan i jep zgjidhje problemit të humbjeve, kur sasia e gazit të prenotuar do të jetë më e lartë se ajo që do të përdoret në realitet.

Në masterplanin e gazit parashikohet ndërtimi i dy depozitave nëntokësore të gazit, një në Dumre dhe një tjetër në Divjakë.

Sipas burime nga TAP, projekti pritet të përfundojë në vitin 2020, dhe Bashkimi Europian e ka vendosur si prioritet kyç gazsjellësin, duke deklaruar vazhdimisht se përfundimi në kohë i punimeve është mjaft i rëndësishëm.

Gazsjellësi do të jetë 550 kilometra i gjatë dhe në Shqipëri projekti do të shtrihet në 215 kilometra. Gazi i parë që pritet të transportohet përmes tubacionit të TAP nga Azerbaxhani drejt Europës do të jetë në 2020-n.