Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Projekti i palestrës në Podujevë, peng i kontestit pronësor

Podujevë, 15 mars - Komunarët e Podujevës heshtin rreth projektit të palestrës së sporteve që është paraparë të ndërtohet në pronën e kontestuar ndërmjet Komunës dhe Agjencisë Kosovare të Privatizimit, më saktë ish-ndërmarrjes shoqërore “Fapol”.

Vetëm një tentativë e kanë bërë ata për të vënë gurin e themelit të këtij objekti.

Atëkohë, më 22 nëntor të vitit të kaluar punimet i kishin penguar zyrtarët e kompanisë private “Jaha Company”, e cila i ka privatizuar objektet e ish-“Fapolit”. Prej atëherë kanë kaluar katër muaj, ndërkohë që objekti nuk ka nisur të ndërtohet (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).