Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Projektet e Rotary International, të rëndësishme për Kosovën

Prishtinë, 7 qershor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot një delegacion të Rotary International, të udhëhequr nga Stephanie Urchick, drejtoreshë e Bordit të Drejtorëve.

Pasi falënderoi delegacionin për përkrahjen që Rotary International ka ofruar për Kosovën, në fusha të ndryshme, veçmas ndihma e dhënë në projekte që kanë përmirësuar shërbimet shëndetësore në vend, kryeministri Haradinaj vlerësoi rëndësinë që kanë për Kosovën projektet e Rotary, si ato në shëndetësi, në aspektet sociale si dhe në përkrahjen e ofruar për fushat tjera me rëndësi për vendin tonë dhe shprehu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të mbështetur punën humane të kësaj organizate.

Nga ana tjetër, Stephanie Urchick, drejtoreshë e Bordit të Drejtorëve të Rotary International e informoi kryeministrin për aktivitetet e Rotary në tërë botën, duke theksuar vendosmërinë për vazhdimin e bashkëfinancimit të projekteve të ndryshme në Kosovë.

Artikuj të ngjashëm