Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Programi “Klasat për Nëna” ndihmojnë gratë shtatzëna

Programi “Klasat për nëna” i Aksionit për Nëna dhe Fëmijë po ndihmon shumë gra shtatzëna.

Në këtë qendër informuese dhe edukative për gratë, e edhe partnerët e tyre, transmetohen këshilla me qëllim të përmirësimit të shëndetit të nënës dhe fëmijës përmes edukimit shëndetësor nga para-lindja deri tek procesi i pas-lindjes dhe kujdesit për fëmijën.

E Fatbardha Jakupi është rasti më i freskët që përfitoi nga “Klasat për Nëna”.

“Ajo ishte shtatzënë me binjak dhe gjatë shtatzënisë ajo kishte nevojë për informacione këshilluese për kujdesin para dhe pas lindjes, depresionin post-natal, ushqyerjen me gji, kujdesin për të sapo lindurit, ushqimin e foshnjës, imunizimin si dhe kujdesin ndaj fëmijës. Të gjitha këto informacione ajo i mori gjatë ligjëratave të ‘Klasave për Nëna’”, njofton kështu Aksioni për Nëna dhe Fëmijë.

Gjatë periudhës së shtatzënisë, apo bashkë me bashkëshortin e saj po i ndiqte programin “Klasat për Nëna”.

Por, ky nuk është rasti i vetëm.

Edhe Hormonet e shtatzënisë rrisin ndjeshmërinë e lëkurës ndaj diellit, thonë eskpertët Lifestyle 5 d. më parë Hormonet e shtatzënisë rrisin ndjeshmërinë e lëkurës ndaj diellit, thonë eskpertët

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë ndihmoi edhe Airën e vogël e cila u lind në javën e 32-të të shtatzënisë.

Ajo u trajtua me një dozë Survanta dhe qëndroi për 4 javë në inkubator. E sa qëndroi aty, ajo u trajtua me sistemin e oksigjenit, tubat e frymëmarrjes, CRP, CPAP, fototerapinë dhe iu nënshtrua skriningut të syrit.

Kujtojmë se programi “Klasat për Nëna”, i Aksionit për Nëna dhe Fëmijë, mbështetet nga zyra e OBSH-së në Prishtinë.