Profesori i Fakultetit të Drejtësisë, të Beogradit, Vlladan Petrov, konsideron se “Kosova e Metohia nga aspekti juridik-kushtetues duhet të mbetet pjesë e Serbisë”, raporton Tanjug, transmeton Koha.net.
Siç citohet të ketë thënë ai, “kjo është vija e kuqe e cila nuk bën të kapërcehet”, ndërsa dialog mund të bëhet për çdo gjë tjetër.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kosova nuk nuk mund të dalë jashtë Serbisë, ajo është pjesë përbërëse e saj. Për çdo gjë tjetër, për format e ndryshme të bashkëjetesës politike, bën të bisedohet”, i ka thënë Tanjugut Petrov në lidhje me thirrjen e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, për një dialog të brendshëm (serb) rreth Kosovës e Metohisë, siç e quan me maliciozitet Beogradi Republikën e Kosovës, transmeton Koha.net.
Ai ka theksuar se nga aspekti kushtetues-juridik, Kosova e Metohia mund të mos jetë pjesë e Serbisë vetëm në bazë të vullnetit të qytetarëve të Serbisë të deklaruar përmes referendumit, por kurrsesi në bazë të vullnetit të një njeriu ose të opsionit politik dhe ka rikujtuar se preambula e Kushtetutës (së Serbisë) proklamon “autoniminë thelbësore të Kosovës e Metohisë”.
“Përmes kësaj autonomi thelbësore, e cila mund të përkufizohet gjerë, kaherë kemi treguar gatishmëri që shqiptarëve të Kosovës t’ua japim autonominë e mundshme më të madhe që njihet në botë, por brenda kufijve të Republikës së Serbisë”.
Petrov ka thënë se nuk bëhet fjalë për një çështje e cila mund të zgjidhet menjëherë ose brenda disa vitesh, por për një çështje strategjike e cila do të zgjidhet përmes procesit dhe në shtigje të gjata.
Në këtë proces, sipas tij, interesi i Serbisë dhe i qytetarëve të saj, pa lënë manash kontekstin e gjerë, paraqet edhe një “vijë të kuqe” përtej të cilët nuk mund të shkohet, citon Tanjugu Petrovin, transmeton Koha.net.
“Në këtë proces Serbia e fuqishme dhe stabile kundruall një kuazishteti që mbahet “me frymëmarrje artificiale” do të ketë gjasë të mëdha të mbrojë interesat e veta dhe interesat e qytetarëve të saj”, shton ai.
Duke u marrë me thirrjen e Vuçiqit për dialog shoqëror, Petrov konsideron se kjo thirrje drejtuar opinionit, sidomos intelektualëve, për të angazhuar potencialet shpirtërore e intelektuale të veta për gjetjen e zgjidhjes për çështjen e Kosovës, në këtë mënyrë do t’i tregojë edhe bashkësisë ndërkombëtare se Serbia është e gatshme për gjetjen e zgjidhjes me të gjitha mjetet paqësore që ka.
“Dialogu i brendshëm mund të zgjasë me muaj ose shumë më gjatë, dhe se duhet të kanalizohen mendimet rreth asaj se si Serbia e sheh në të ardhmen statusin kushtetues-juridik të Kosovës e Metohisë”, është shprehur Petrov.
Nëse jetësohet dialogu shoqëror dhe jep drejtime të caktuara, atëherë, sipas tij, duhet të formohet komisioni i përbërë nga njerëz me autoritet, akademikë e profesorë universitarë, ish-diplomatë dhe politikanë, që do të propozonin strategjinë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës e Metohisë, ka thënë profesori.