Profesionistët e gazetarisë po e shohin të paarsyeshme që në degën e gazetarisë të jetë kusht titulli “doktor”.
Ditë më parë, Agjencia e Kosovës për Akreditim ka marrë vendim për pezullimin e 18 programeve të studimit, prej tyre 4 të nivelit bachelor, 11 të nivelit master dhe 3 të nivelit doktoraturë (PhD), shkruan sot Koha Ditore.
Në mesin e tyre është edhe programi “Gazetari dhe marrëdhënie me publikun (master)” dhe “Gazetari dhe shkencat e komunikimit (PhD) të degës së gazetarisë të Fakultetit të Filologjisë në Universitetin e Prishtinës.
Sipas AKA-së, degës së gazetarisë i mungojnë tre doktorë shkence të këtij drejtimi.
Por veteranë, gazetarë dhe ata që merren tash e disa vjet me këtë profesion konsiderojnë se një vendim i tillë nuk është i arsyeshëm. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Agjencia tërheq akreditimin për 4 programe të UPZ-së
-
Mungesa e kuadrove vë në pikëpyetje shumë programe të studimit
-
UP-ja në përpjekje për të plotësuar kushtet për akreditimin e programeve të pezulluara
-
Suspendohen 131 programe studimi, ndërsa akreditohen 284 sosh
-
Të diplomuarve në disa drejtime të edukimit s’po u njihen diplomat jashtë vendit