Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Prof. Simeunoviq: Rezoluta 1244 për Kosovën, me dobi për Rusinë

Profesori i Fakultetit të Shkenecave Politike të Beogradit, Dragan Simeunoviq, i tha TV Prva se Serbia po shihet qartë se ka hequr dorë nga “fakti se Kosova është krahinë e saj autonome”, transmeton Koha.net.

Duke komentuar vizitën e senatorit amerikan, Ron Johnson, në Beograd, ai u shpreh se “është e rëndësishme që senatori amerikan, Ron Johnson erdhi në Beograd dhe solli mesazhin që negociatat midis Beogradit e Prishtinës të vazhdojnë. Po ashtu solli edhe udhëzimin se si të vazhdojnë negociatat. Serbia nga ana tjetër ka hequr dotë nga qasja nacionaliste se Kosova e Metohija është krahinë autonome, kjo shihet qartë. Nga ana tjetër, janë shqiptarët që nuk heqin dorë nga projekti maksimalist, që jo vetëm të njihet Kosova, por e duan edhe Jugun e Serbisë”, ka thënë Simeunoviq.

Ky profesor ka folur edhe për ndikimin e Rusisë.

“Ajo po demonstron forcën, ajo në krahasim me kohë të shkuara kur ishte e parrezikshme, tash ka ambicie në rajon dhe nuk është vështirë të nxirret përfundimi se ruajtja e Rezolutës 12 44 (bëhet fjalë për Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovës – sqarim ynë) do të ishte me dobi për Rusinë”, thotë ky profesor, transmeton Koha.net.