Tek dy subjekte juridike ndërkombëtare Kosova i ka çuar gati gjysmë milioni euro të buxhetit të alokuar për mbështetjen e të akuzuarve potencialë të Gjykatës Speciale.
Procedura e kontraktimit ka qenë konfidenciale, shkruan sot Koha Ditore.
Në Ministrinë e Drejtësisë kanë konfirmuar se janë shpenzuar 466.309.41 euro për zbatimin e një vendimi të Qeverisë dhe për marrjen e këshillave juridike për formën e adresimit të obligimeve të Kosovës ndaj Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit Special, emërtim ky zyrtar për Gjykatën Speciale.
Se kush janë këto subjekte nuk kanë treguar në këtë institucion. Kanë dhënë një arsye për këtë. (Detajet mund t’i lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Artikuj të ngjashëm
-
Qeveria ndan më shumë se 2 milionë euro për RTK-në
-
Konfiskohen asete në vlerë prej 1 milion eurosh në hetimin për pastrim parash nga trafikimi i drogës
-
Aksion i gjerë i Prokurorisë Speciale dhe Policisë, bastisen disa lokacione
-
Arrestohen tre persona, dyshohen për financim terrorizmi, shpëlarje parash, armë e vepra të tjera
-
Për gjashtë muaj, rreth 20 milionë euro për zgjedhje të parakohshme