Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Procedurat vonojnë ndërtimin e impiantit në Orllan

Projekti për ndërtimin e impiantit biologjik për trajtimin e ujërave të zeza në fshatin Orllan të Podujevës ka mbetur peng i përfundimit të disa procedurave.

Zyrtarët komunalë të Podujevës kanë thënë se ata i kanë kryer obligimet e tyre lidhur me këtë projekt që financohet nga Qeveria e Zvicrës, por, sipas tyre, tash u ka mbetur Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe konsorciumit DORSH/CDI që të përfundojnë procedurat tjera, shkruan sot “Koha Ditore”. Zëdhënësi Nazmi Elezi beson se shumë shpejt do të fillojë realizimi i këtij projekti.

“Besojmë se shumë shpejt do të fillojë realizmi i këtij projekti, ku do të përfshihen në rrjet kanalizimi edhe fshatrat përreth Orllanit”, ka thënë Elelzi... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.