Tiranë, 30 qershor -Policia e Shtetit bën të ditur sot se është proceduar kryetarja bashkisë Shkodër Voltana Ademi për veprën penale të “Pengimi i zgjedhësit”.
Në njoftimin zyrtar, policia sqaron se “Ademi pasi duke ushtruar funksionin dhe autoritetin e saj si kryetare e Bashkisë Shkodër, ka urdhëruar me shkrim punonjësit e kësaj bashkie të mbyllin disa Qendra e Votimi (shkolla), të cilat administrohen në pronësi të Bashkisë Shkodër, konkretisht 53 Qendrat e Votimit”.
Materialet u referuan hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, Shkodër për veprën penale të “Pengimi i zgjedhësit” parashikuar nga neni 330/1/2 i Kodit Penal/ATSH.
Artikuj të ngjashëm
-
Urdhëroi mbylljen e Qendrave të Votimit, procedohet penalisht Voltana Ademi
-
Kryebashkiakja e Shkodrës e vendosur, “Nuk dal nga zyra, do rezistoj deri në fund”
-
Pesë persona të ndaluar për vepra penale lidhur me zgjedhjet
-
31 kallëzime penale ndaj mbi 200 personave në Pejë për manipulim të rezultateve zgjedhore
-
Nis intervistimi i komisionerëve në Drenas nën dyshimin për manipulim të votave