Fshati Mirosalë, Sojevë, Zllatar, Fshati i Vjetër dhe një pjesë e fshatit Bibaj në Ferizaj vazhdimisht kanë probleme me energjinë elektrike.
Madje, në rast të reshjeve të shiut dhe borës, banorët janë ankuar se menjëherë iu ndalet energjia elektrike, e cila zgjat me ditë të tëra, raporton KTV.
Përfaqësuesit e këtyre fshatrave, të martën kanë deponuar ankesë në Kuvendin e Kosovës duke kërkuar që shteti të ndërhyjë në këtë çështje.
Prej Kuvendit të Kosovës këta përfaqësues të banorëve u nisën për në KEDS, duke kërkuar investime në rrjetin elektrik.
Këto fshatra furnizohen me rrjetin 10-kilovoltësh nga fshati Bibaj dhe meqë konsiderohet si përçues i dobët, ata po ashtu kërkojnë rritjen e sistemit në 20 kilovolt.
Ankuesit kanë thënë se do të presin një përgjigje nga institucionet ku u ankuan, por në rast se ka sërish ndërprerje të energjisë elektrike, do të dalin edhe në protesta.
-
Gjashtë fshatra i kërkojnë KEDS-it riparimin e rrjetit elektrik në Ferizaj
-
Banorët e Bibajt protestojnë për reduktimet e rrymës: Jemi kthyer në shekullin e kaluar
-
Banorët e disa fshatrave në Ferizaj po përballen me ndërprerje të shpeshta të energjisë elektrike
-
Banorët e disa fshatrave të Ferizajt ankohen për probleme të shumta me energji elektrike
-
Disa fshatra të Ferizajt me vite po kanë probleme me energji elektrike