Për një problem, që e ka cilësuar si humanitar dhe shumë shqetësues, ka folur ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës.
Në Puls të KTV-së ai ka folur për të burgosurit që tashmë kanë shkelur moshën 80 vjeçare.
“Janë me moshë shumë të shtyrë, kanë mbi 80 vjet dhe janë të sëmurë rëndë. Po vdesin të mbyllur në burgjet e Kosovës”, ka thënë ai, përcjell Koha.net.
“Unë kam bërë një hap, i keni parë edhe ju dy të burgosurit në Dubravë mbi 80 vjeçarë. I kam bërë një shkresë kryesuesit gjyqësor t’i vizitojë dhe t’i shohë personalisht. Ata duhet ose të lirohen me kusht, ose t’u suspendohet dënimi”, ka thënë Zogaj, teksa ka shprehur bindjen se ata janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ai ka treguar në Puls të KTV-së se e ka ndërmend të ndërmarrë edhe një hap.
“Do të kërkoj nga zyra Ligjore e Presidentit që t’i falin sepse janë në prag të vdekjes. Gjykatat, Presidenti, Paneli për lirimin me kusht duhet të reflektojnë për njerëzit që janë mbi moshën 70 vjeç që t’ju lejohet ditët e fundit të jetës të vdesin afër familjeve të tyre e jo në burgje”, ka thënë Zogaj.