Pritjet e gjata të udhëtarëve për të dalë nga Kosova në pikë kalimin kufitar në Merdar, po vazhdojnë gjatë ditës së premte.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se aktualisht kohëzgjatja e pritjes për të kaluar nga Kosova në këtë pikë kufitare është deri në 350 minuta, që i bie afërsisht deri në 6 orë.
Pritje të gjata, sipas kësaj qendre ka edhe në dalje të Kosovës në pikë kalimin kufitar në Mutivodë deri në 180 minuta, apo 3 orë dhe te Dheu i Bardhë, që shkojnë deri në 140 minuta, apo mbi 2 orë.
