Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pritje deri në 4 orë në dalje në Merdar e tri orë në Mutivodë

Në pikën kufitare në Merdar vazhdojnë pritjet e gjata. Për të dalë nga territori i Kosovës nga kjo pikë kufitare pritjet janë deri në 4 orë, është njoftuar nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Ndërkohë në pikën kufitare Mutivodë në dalje pritjet janë deri në tri orë, ndërsa te Dheu i Bardhë pritjet janë dy orë.

Në pikat tjera kufitare pritjet janë relativisht të vogla.

Image
Artikuj të ngjashëm