Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pritet të nisë protesta e opozitës në Tiranë , kordon para parlamentit

Partia Demokratike në bashkëpunim me aleatët e saj do të zhvillojë sot protesta para Parlamentit në Tiranë, për të kundërshtuar zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm. Protesta është parashikuar të nisë në orën 09:30.

Gazetarët e Ora News, që raportojnë live nga Tirana dhe të gjitha qytetet, informojnë se mbështetës të PD-se janë nisur që në mëngjes t'i bashkohen PD-se.

Protestuesit filluan të mblidhen para parlamentit.

Kandidatja për prokurore, Arta Marku, ka mbështetjen më të madhe në Grupin Socialist, por akoma nuk ka 28 firma per asnjë kandidat.

Grupi Parlamentar i P:D-së, raportohet se ka nisur mbledhjen.

Edhe LSI i është bashkuar sot protestës së PD, kundër zgjedhjes së Prokurorit.

Kryeministri Rama ka mbledhur Grupin Parlamentar të PS-se ku do të mësohet se cili prej kandidatëve të Kryeprokurorit të Përkohshëm do të hidhet për votim në seancën e sotme parlamentare.

Tre kandidaturat janë Ermira Tafani, Arta Marku dhe Ferdinand Elezi.

Image
Artikuj të ngjashëm