Pritjet e gjata në kufirin Kosovë-Shqipëri në pikën kufitare në Morinë pritet të reduktohen tash e tutje, raporton KTV .
Kjo pas rivitalizimit të kësaj pike kufitare nga Bashkimi Evropian me standarde evropiane, e cila kushtoi 1 milion e 450 mijë euro.
Shefja e BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova, tha se kjo ngjarje ka rëndësi të madhe, pasi kjo pikë kufitare shtrihet në një zonë të rëndësishme rajonale.
Revitalizimi i pikëkalimit përfshin kabina të reja kontrolluese, sistem elektronik dhe ndërtesën administrative, të cilat do të mundësojnë zbatimin e menaxhimit të integruar të kufirit.
Pikëkalimi kufitar në Morinë e mbulon pjesën më të madhe të qarkullimit të mallrave përmes Kosovës.
Artikuj të ngjashëm