Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Prishtina shënon Ditën ndërkombëtare pa makina

Sot në Prishtinë shënohet 22 Shtatori - Dita ndërkombëtare pa makina.

Kjo ditë synon sensibilizimin e njerëzve që të shmangin të paktën për një ditë makinat e tyre, të cilat emetojnë lëndë të dëmshme për organizmin dhe si një përpjekje për të kontribuar në mbrojtje të mjedisit.

Për shënimin e kësaj dite janë parapa shumë aktivitete, ndërsa disa rrugë të Prishtinës do të jenë të mbyllura për qarkullimin e automjeteve.

Gjatë ditës në kryeqytet, rrugët “Agim Ramadani”, “Luan Haradinaj”, “Garibaldi”, “Xhoxh Bush”, “Eqrem Çabej” dhe rruga “UÇK” do të mbyllen nga ora 11:00 deri në orën 18:00.

Java e Mobilitetit ka nisur më 16 shtator dhe është organizuar nga Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Zyrën e Bashkimit Evropian.

Edhe Në “Ditën pa makina”, çiklistët kërkojnë më shumë hapësira për ta Video Në “Ditën pa makina”, çiklistët kërkojnë më shumë hapësira për ta

Që prej vitit 1988 në Paris ka filluar të festohet kjo ditë dhe brenda katër viteve ka arritur të bëhet Dita Botërore e Lëvizjes pa Makina në të gjithë botën.

Agjenda:

Ecje 12:30 – 14:00 /New Born

7 mesazhe për mjedisin 14:30 – 14:40 /New Born

“Druri i Dëshirave” 14:40 – 14:50 /New Born

Çiklizëm 14:50 – 16:00 /New Born

Edhe “Dita ndërkombëtare pa vetura”, Trafiku Urban pa pagesë të enjten Arbëri “Dita ndërkombëtare pa vetura”, Trafiku Urban pa pagesë të enjten

Argëtim dhe socializim për mjedisin 15:00 – 18:00 /Zahir Pajaziti

Film: Trashed 20:00 – 21:30 /Kino Armata