Për herë të dyta radhazi, Komuna e Prishtinës kualifikohet në finalen e madhe të Albanian ICT Awards në kategorinë Shërbimi Publik më i mirë, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.
Në të njëjtën kategori, viti e kaluar Prishtina mori çmimin e parë me projektin “E-Kiosku”, kurse kësaj radhe ajo hyri me Platformën Digjitale për Participim Publik.
Zbatimi i këtij projekti është mundësuar me ndihmën e Departamentit të demokratizimit të misionit të OSBE-së në Kosovë, dhe është realizuar teknikisht nga kompania vendore APPDEC. Gala mbrëmja e Edicionit të pestë të Albanian ICT Awards organizohet sonte në Tiranë.
Artikuj të ngjashëm
-
Komuna e Prishtinës për herë të tretë radhazi në finale të Albanian ICT Awards
-
Komuna e Prishtinës merr çmim në finalen e Albanian ICT Awards
-
IPKO mbështet edicionin e 13-të të konferencës më të madhe në rajon për teknologji – KosICT
-
IPKO fiton çmimin Best Buy për Shërbime Mobile dhe Internet Fix në Kosovë
-
IPKO edhe këtë vit fiton çmimin: Tatimpaguesi i vitit 2022