Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Prishtina së shpejti do të ketë furnizim me ujë pa ndërprerje

Komuna e Prishtinës përmes një komunikate ka njoftuar se sot u inaugurua impiantit për trajtimin e ujit të pijshëm në Badovc, si pjesë e projektit për furnizim të pandërprerë me ujë të pijshëm në Prishtinë.

Kryetari Shpend Ahmeti, në emër të qytetarëve të Prishtinës falënderoi Komisionin Evropian, Qeverinë gjermane dhe KF​W​-në për ndihmën e dhënë në këtë projekt, me ç’rast theksoi se për realizimin e plotë të tij Komuna e Prishtinës ka investuar 5 milionë euro, po aq sa Qeveria e Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Falënderoj veçanërisht drejtorin e Kompanisë “Ujësjellësi Rajonal Prishtina”, Ilir Abdullahun, me të cilin kemi bashkëpunim të shkëlqyeshëm, si dhe të gjithë punëtorët e kësaj kompanie për punën që po e bëjnë. Besoj që edhe qytetarët do ta shpërblejnë këtë punë, me pagesa më të rregullta për ujin. Së bashku, do të shkojmë drejt projekteve të reja, ashtu që ta përmirësojmë edhe më tutje edhe furnizimin edhe cilësinë e ujit”, theksoi Ahmeti.

Ai më tej shtoi se këto kapacitete të Badovcit, si dhe kapaciteti shtesë për 700 litra në sekond, që do funksionalizohet së shpejti, do të bëjnë që Prishtina dhe shumica e komunave për të cilat shërben Ujësjellësi Rajonal Prishtina, të kenë furnizim të pandërprerë me ujë të pijshëm.

Image