Në Lisbonë të Portugalisë nga data 21 deri me 23 shtator janë zhvilluar punimet konferencës së 39 -te e policive të kryeqyteteve evropiane.
Ne këtë konferencë bashkë me 44 shefa të policisë së kryeqyteteve evropiane, ka marrë pjesë Nënkolonel Rexhep Sijarina, drejtor i Policisë së Prishtinës, i cili ka përfaqësuar për herë të dytë me të drejta te barabarta Policinë e Kosovës, respektivisht Drejtorinë e Policisë së Prishtinës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTema kyçe të diskutimit në këtë konferencë ishin bashkëpunimi policor si dhe shkëmbimi i eksperiencave policore me kryeqytetet evropiane me qëllim të gjetjes së mjeteve dhe metodave si dhe ndërmarrjen e masave të cilat do të ishin në funksion të koordinimit dhe ngritjes së kualitetit të bashkëpunimit në mes policive te kryeqyteteve evropiane ne parandalimin dhe luftimin e dukurive negative me theks të veçantë terrorizmin, bën te ditur zyra për informim e Kosovës.
Përveç 45 shefave të policisë të kryeqyteteve të shteteve evropiane pjesëmarrës në këtë konferencë kanë qenë edhe drejtues të lartë të agjencive të tjera të përfshira në zbatimin e ligjit.
Organizatore e kësaj konference për këtë vit ishte Komanda Metropolitane e Lisbonës.