Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka njoftuar të enjten se ka vendosur të ndalojë përdorimin e doracakëve “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues”, 1-5, 6-9 dhe 10-12 në shkollat e kryeqytetit.
Ditëve të fundit në opinion është kritikuar përmbajtja e doracakëve për mësimdhënësit gjatë ligjërimit të temave mbi edukimin seksual dhe shëndetin riprodhues. Opozita e ka kritikuar pushtetin për miratimin e doracakëve, që sipas tyre nuk përkon me moshën e nxënësve. Ndërsa pushteti e ka cilësuar të gjithë këtë debat, pjesë të fushatës elektorale.
“Sot kam marrë vendim për ndalimin e përdorimit të Doracakëve ‘Eduakimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues’ 1-5, 6-9 dhe 10-12 në shkollat e Prishtinës. I bëjmë thirrje të gjitha komunave të marrin hapa dhe të ndalojnë përdorimin e këtyre materialeve në shkollat e tyre! Është e paprecedentë, se si ky pushtet po keqtrajton familjen kosovare. Është skandaloze se si Ministrja në pushtet në krye të të vetmit institucion përgjegjës për tekstet mësimore ka aprovuar dhe ka promovuar material me përmbajtje perverse”, ka shkruar Lushaku-Sadriu në Facebook tek ka njoftuar për vendimin.
Lushaku ka thënë se tekstet kanë paraparë “aktivitete në praktikë - prekje me fëmijë nën moshën adekuate”.
“Kjo përmbajtje është jo vetëm e dëmshme, por edhe abuzuese me fëmijët”, ka thënë ajo.
Pas Prishtinës, edhe Skenderaj ndalon përdorimin e doracakëve për edukim seksual e shëndet riprodhues
Edhe
MASHTI largon nga përdorimi doracakët për edukim seksual
Drejtoria e Arsimit e komunës së Skenderajt ka marrë vendim të enjten për ndalimin e përdorimit të doracakëve “Edukimi seksual dhe shëndeti riprodhues”, në të gjitha shkollat e komunës.
Ky vendim është marrë nën arsyetimin se këta doracakë kanë të bëjnë me degradimin e familjes.
“Drejtori për Arsim, Kastriot Duraku, ka thënë se arsyeja e këtij vendimi, i cili është marrë në mirëkuptim dhe bashkëpunim me mësimdhënës dhe drejtorë të shkollave, ka të bëjë me degradimin e familjes kosovare nga ana e institucioneve përgjegjëse, dhe si i tillë nuk do të përdoret në asnjë institucion arsimor në komunën e Skenderajt deri në revidimin e tij”, thuhet në njoftim.
-
Edhe Vushtrria ndalon përdorimin e doracakëve për edukim seksual e shëndet riprodhues
-
Edukimi seksual vlerësohet i domosdoshëm për shëndetin emocional e fizik të nxënësve
-
Haradinaj: Doracaku mbi edukimin seksual është sulm ndaj familjes
-
MASHTI e quan propagandë debatin mbi përfshirjen e edukimit seksual në kurrikulën e saj arsimore