Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Administratës Publike nënshkruan sot marrëveshje mirëkuptimi, me qëllim të marrjes në shfrytëzim të përkohshëm të sallës së kinemasë në ndërtesën Aneks, të njohur më parë si “Salla e Armatës”, në rrugën “Brigada e Kosovës”, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
“Përmes kësaj marrëveshjeje Komuna fiton të drejtën për dhënie në shfrytëzim të sallës për palët e treta për ngjarje të ndryshme kulturore, sportive e rinore”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.
Komuna e Prishtinës më tutje thotë se javëve në vijim do të njoftojmë për shfrytëzimin e kësaj hapësire në bashkëpunim me ideatorët e rikthimit të sallës në hapësirë alternative të kulturës në kryeqytet.
-
Kinemaja e ish-Shtëpisë së APJ i jepet Prishtinës
-
Salla e ish-Shtëpisë së Armatës do të rifunksionalizohet si kinema
-
Gashi thotë se Kino “Armata” po bëhet hapësirë alternative për vlerat kulturore dhe artistike
-
“Kino-Armata”, gati për ndezjen e projektorit
-
Ahmeti do që të rikthehet kinemaja te ish-Shtëpia e Armatës