Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Prishtina me 5207 raste aktive me COVID-19

Prishtina vazhdon të jetë komuna me më së shumti raste aktive me COVID-19.

Aktualisht kryeqyteti numëron 5207 raste aktive me koronavirus. Pas Prishtinës është Prizreni me 2178 raste, Ferizaj me 1861 raste dhe Peja me 1777 raste aktive.

Në Gjakovë janë 1 mijë e 624 raste aktive, Gjilan janë 1 mijë e 452, Mitrovicë 1 mijë e 280 raste, Fushë Kosovë 1 mijë e 216 raste, Podujevë 1 mijë e 155, Klinë 1 mijë e 126, Gllogoc 874, Vushtrri 536, Malishevë 512, Viti 505, Rahovec 503, Shtime 458, Lipjan 424, Kaçanik 417, Kamenicë 341, Istog 328, Suharekë 318, Deçan 311, Obiliq 283, Skenderaj 282, Dragash 133, Hani i Elezit 129.

Ministria e Shëndetësisë të martën raportoi për vdekjen e 24 qytetarëve si pasojë e infektimit të COVID-19. Në raportin ditor u bë e ditur edhe nga 11.472 testime, 1.383 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Në nivel vendi janë 26.886 raste aktive me COVID-19.