Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Prishtina me 5116 raste aktive me COVID-19

Komuna e Prishtinës vazhdon të ketë rritje të shpejtë të rasteve aktive me COVID-19.

Pas Prishtinës e cila ka 5116 raste aktive, është Komuna e Prizrenit me 2101 raste, Peja me 1838 raste, Ferizaj me 1796 dhe komuna tjera me më pak raste.

Aktualisht në nivel qendror janë 26525 raste aktive.

Vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 20 raste të vdekjes me 932 raste të të infektuarve me COVID-19.