Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Prishtina e shqetësuar me dyfishimin e përdorimit të narkotikëve

Dyfishimi i numri të veprave penale për posedim dhe përdorim të narkotikëve, në Prishtinë, ka qenë shqetësimi kryesor, i ngritur nga Policia në mbledhjen e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi.

“Veprat penale të narkotikëve kanë shënuar rritje prej 97%. Por kjo përqindje e ka edhe masën hetimore dhe preventive që po e merr Policia, mirëpo është shqetësuese sepse përdorimi i drogave, narkotikëve, sidomos të llojit marihuanë është nga moshat e reja, ku dominojnë moshat nga 18-22 vjeç,” ka thënë komandanti i Stacionit Policor Qendra në kryeqytet, Shkelzen Xhafa.

Tjetër dukuri shqetësuese, sipas Xhafës, janë vjedhjet dhe grabitjet, veçmas në Kampusin e Universitetit të Prishtinës, si pasojë e mungesë së ndriçimit dhe kamerave të sigurisë. për çka i ka rekomanduar nënkryetarit të Prishtinës, Selim Pacolli, zgjidhjen e këtij problemi. Në këtë mbledhje u tha se këtë vit në kryeqytet ulje të numrit të aksidenteve për 38% dhe ka rritje të numrit të gjobave për 65%.

Po ashtu, u rekomandua që në mbledhjen e radhës të paraqitet rezultatet e punës lidhur me problemet e diskutuara në këtë mbledhje.

Artikuj të ngjashëm