Komuna e Prishtinës është bërë me impiantin e dytë për trajtimin e ujërave të zeza, raporton KTV.
Të martën, në fshatin Mramor, është përuruar një fabrikë e tillë, investim prej 700 mijë eurosh nga Republika Çeke.
Pasi tha se është i lumtur me këtë investim që përmirëson jetën e qytetarëve të Prishtinës, ambasadori i shtetit donator iu bëri thirrje bashkëkombësve të tij të investojnë në Kosovë. Ministri i Zhvillimit Ekonomik ka treguar se deri tani, janë trajtuar vetëm dy për qind e ujërave të zeza, derisa tha se kanë prioritet përmirësimin e kësaj gjendjeje.
Numri dy i kryeqytetit, Selim Pacolli, dhe i pari i Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, Ilir Abdullahu, kanë falënderuar popullin çek për ndihmën, ndërsa kanë thënë se shpresojnë që impiante të tilla të ndërtohen edhe në pjesë tjera të vendit.
-
Përurohet fabrika e trajtimit të ujërave të zeza, investim çek
-
Prishtina përuron fabrikën e dytë të trajtimit të ujërave të zeza
-
Prishtina bëhet me fabrikën e trajtimit të ujërave të zeza
-
Nënshkruhet marrëveshja 5 mln euroshe për ndërtimin e impiantit modern për trajtim të ujërave të zeza
-
Nënshkruhet marrëveshja në vlerë mbi 13 milionë euro për trajtimin e ujërave të zeza në Prishtinë