Një përleshje midis nxënësve të shkollës, “Gjon Serreqi”, në mesin e të cilëve lëndime trupore nga therja me thikë ka marrë djali i drejtorit të shkollës dhe një shok i tij, ka shkaktuar reagime.
Kështu prindër e nxënës dhe drejtues të shkollës ndihen të shqetësuar për nivelin e ulët të sigurisë brenda hapësirave të shkollës. Ndërsa kërkojnë masa më të mëdha sigurie në ambiente shkollore, shkruan sot “Koha Ditore”.
Milazim Dërguti, drejtor i kësaj shkolle, ka bërë me dije se niveli i sigurisë brenda hapësirës shkollore është mjaft i ulët, madje disa herë kishte kërkuar nga komuna vendosjen e sistemit të kamerave të sigurisë dhe punësimin e rojave, mirëpo një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
“Disa nxënës të kësaj shkolle janë përleshur mes vete, ndërkohë ka ardhur edhe një grup tjetër i panjohur dhe kanë goditur me thikë dy nxënës të kësaj shkolle. Në këtë rast djali im ka marrë lëndime pak më të rënda, prandaj kërkojmë nga organet e shtetit të merren me zbardhjen e rastit dhe të rritet siguria brenda shkollës. Për mua të gjithë nxënësit janë sikur fëmijët e mi, ndaj këto gjëra duhet të parandalohen, sepse nuk është rasti i parë i kësaj natyre që po ndodh në këtë shkollë”, ka thënë Dërguti... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.