Është prezantuar në sallën e Kuvendit Komunal të Pejës studimi i fizibilitetit, i bërë në trevën e Rugovës për një projekt dhe në fshatrat e Lugut të Tërstenikut dhe të Podgurit për projektin tjetër për ndërtimin e impianteve për trajtim ujërash të zeza.
Këto studime janë bërë nga inxhinierët italianë të provincës autonome Trento, bashkë me disa inxhinierë të Pejës, shkruan sot “Koha Ditore”.
Këto dy projekte nuk kanë lidhje me projektin 25- milionësh për ndërtimin e Fabrikës për trajtimin e ujërave të zeza në fshatin Gllaviçicë, si edhe për rehabilitimin e rrjetit ekzistues, kolektorit të ujërave të zeza dhe ndërtimin e kolektorit të ri për kyçje në fabrikën e trajtimit të ujërave të zeza... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Treva e Rugovës edhe së paku 3-4 vjet pa trajtim të ujërave të zeza
-
Kuvendi i hap rrugë realizimit të projektit 22-milionësh
-
Eksploatuesit detyrojnë Komunën ta ndërtojë impiantin në tjetër lokacion
-
Rrezikohet impianti për trajtimin e ujërave të zeza në Pejë
-
Nis studimi i fizibilitetit për ndërtimin e Digës së Pollatës në Podujevë