Është mbajtur tryeza e organizuara nga Handikos-i në Drenas dhe Komuna e Drenasit, ku është prezantuar versioni final i Planit të Veprimit për Personat me Aftësi të Kufizuara në Komunën e Drenasit 2018-2020.
Ne këtë takim kanë marr pjesë, drejtorë të drejtorive komunale, përfaqësues të Handikos-it në Drenas, OJQ, drejtorë të shkollave dhe të tjerë.
Drejtori i Hadikos-it, Behxhet Binaku, ka thënë se me finalizimin e planit të veprimit për persona me aftësi të kufizuara, Drenasi do të këtë më të lehtë punën dhe angazhimin ndaj kësaj kategorie.
Nga viti i kaluar, Handikos-i, njësia për të drejtat e njeriut, OJQ-të që merren me këtë kategori, drejtorë të shkollave, përfaqësues të drejtorive komunale dhe ekspertë, kanë punuar në hartimin e Planit Lokal të Veprimit, ku pas shumë takimeve, tryezave, punëve në terren, është arritur identifikimi i nevojave të personave me aftësi të kufizuar të Komunës së Drenasit, ku gjithashtu përmes këtij grupi punues është bërë edhe identifikimi i resurseve dhe përgjegjësive të drejtorive komunale dhe sektorëve të tjerë.
Projekti “Aftësia e Kufizuar në Politikat Lokale” është financuar dhe menaxhuar nga Bashkimi Evropian në Kosovë kurse është implementuar nga Handikos në Drenas ne partneritet me Fondacionin Kosovar për Shoqëri Civile.
-
Me 10 vjet vonesë, Mitrovica në përpjekje për të mbështetur personat me aftësi të kufizuara
-
Shoqatat Handikos dhe ajo e të Verbërve paralajmërojnë protestë para Komunës së Gjilanit
-
Në mungesë të fondeve, “Handikos” mund të mbyllet nga 15 janari
-
Ferizaj punësoi për një vit si praktikantë rreth 15 persona me aftësi të kufizuara
-
Komuna e Prishtinës paditet nga qytetari me aftësi të kufizuara