Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, sot ka nderuar ish-luftëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ilaz Kodra, në 22-vjetorin e rënies së tij.
“Jemi krenarë me veprën e Ilaz Kodrës, sakrifica e tij s’do harrohet asnjëherë. Ilaz Kodra i mbrojti të pambrojturit, civilët, që po sulmoheshin nga forcat serbe”, ka thënë Osmani.
Në këtë ceremoni përkujtimore ishte edhe kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, i cili kujtoi rënien e Kodrës.
Ndërsa kryetari i komunës së Skenderaj Bekim Jashari, Kodrën e ka përshkruar si njeri që fliste pak, por punonte shumë.
“Ne bashkërisht bëmë nderime pranë bustit të Ilaz Kodrës, njërit prej organizatorëve të celulës së parë të Adem Jasharit në vitet e 90-ta. Çka do që mund të flasim për Ilazin mund të harrojmë diçka dhe mund të gabojmë dhe mund të lëndojmë”, ka thënë Jashari.
Edhe
Shaban Jashari dekorohet me urdhrin Hero i Kosovës
Osmani dhe Jashari kanë bërë homazhe edhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Marinë. Ata kanë thënë se dëshmorët e UÇK-së vunë themelet e shtetit dhe se vetëm të bashkuar mund të ndërtohet vendi dhe të jetësohet amaneti i dëshmorëve.
Ata vazhduan vizitën edhe në Verboc të Drenasit, ku përkujtuan 40 dëshmorë dhe 275 martirë të rënë për liri.