Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në Nju –Jork është takuar me Mbretin Abdullah II të Jordanisë, njofton kumtesa presidenciale, transmeton Koha.net.
Thaçi, me këtë rast, i shoqëruar nga ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, i shprehu mirënjohjen Jordanisë për mbështetjen e vazhdueshme për integrimin e Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare dhe për marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale.
“Kosova është e interesuar për rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe të shkëmbimeve tregtare me Jordaninë. Për këtë, propozojmë organizimin e një forumi ekonomik vjetor, që do të ishte një mundësi e mirë për bizneset e dy vendeve që të fillojnë kontaktet dhe të fuqizojnë këtë bashkëpunim”, ka thënë presidenti Thaçi gjatë takimit.
Ai theksoi se mbështetja e Jordanisë për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare është shumë e rëndësishme.
Në takim u diskutua edhe për bashkëpunimin në luftimin e terrorizmit, forcimit të bashkëpunimit në nivel të agjencive të inteligjencës dhe mes forcave të sigurisë për të shkëmbyer përvojat dhe informatat në luftën kundër terrorizmit.
Tutje u tha se Kosova dhe Jordania janë dy shembuj të shkëlqyeshëm të harmonisë fetare dhe të promovimit të dialogut ndërfetar.
-
Kosova merr mbështetjen e Jordanisë për INTERPOL
-
Presidenti Thaçi i kërkon mbretit të Jordanisë thellim të bashkëpunimit
-
Thaçi takohet me krerë të shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën, u kërkon ta njohin
-
Presidenti Thaçi udhëtoi në Mbretërinë Hashemite të Jordanisë
-
Osmani me presidentin e Emirateve diskuton për investime në energji, turizëm e shëndetësi