Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur në takim Avokatin e ri të Popullit, Naim Qelaj.
Thaçi ka njoftuar se në takim me Qelajn është diskutuar për punën dhe përgjegjësinë e insistucionit të Avokatit të Popullit.
Derisa thotë se tashmë insisitucioni i Avokatit të Popullit ka bërë traditë në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve pa dallim politik, entik apo religjioz.
“Në pritjen që i bëra Avokatit të Popullit, të sapo zgjedhur, Naim Qelaj, diskutuam për punën dhe përgjegjësinë e institucionit që ai do ta përfaqësojë dhe drejtojë brenda mandatit kushtetues. Tashmë institucioni i Avokatit të Popullit ka bërë traditë në mbrojtje të të drejtave të qytetarëve tanë pa dallim politik, etnik apo religjioz”, shkruan Thaçi në profilin e tij ‘facebook’.
Mes tjerash Thaçi ka uruar Qelaj për zgjedhjen e tij në krye të institucionit të Avokatit të Popullit.
“Z. Naim Qelaj, të cilit i urova punë të mbarë, u zotua që do të angazhohet me profesionalizëm, guxim dhe përgjegjësi që përmes besimit të dhënë ta forcojë institucionin e Avokatit të Popullit në shërbim të mbrojtjes së të drejtave të të gjithë qytetarëve”, shkruan tutje ai.
-
Avokati i Popullit: Ka një tendencë që të goditen institucionet e pavarura
-
Avokati i ri i Popullit pranon detyrën, zotohet të vazhdojë zbatimin e ligjit dhe të Kushtetutës
-
Naim Qelaj zgjedhet Avokat i Popullit
-
Kriza institucionale po cenon të drejtat e qytetarëve, thotë Avokati i Popullit
-
Avokati i Popullit i shkruan Rubios dhe shteteve financuese pas “gjetjeve shqetësuese” për Specialen