Nga Shtetet e Bashkuara presidenti Hashim Thaçi është kthyer me ide të tjera që lidhen me dialogun e Kosovës me Serbinë. Ai nuk e ka përsëritur nevojën për “korrigjimin” e kufirit dhe as nuk ka folur për mungesën e ndjeshmërisë për “dhuratën” e Rankoviqit, e paralelisht këtyre ka dhënë shenja se mund të tërhiqet nga përcaktimi për ta përfaqësuar Kosovën në këtë proces dialogu, shkruan sot Koha Ditore.
“Krejt e parëndësishme është kush e udhëheq procesin. Ja tash Ekipin negociator të Qeverisë e udhëheq z. Limaj. Le të bëhet Ekipi negociator i Kosovës (opozita v.j.). Le t’i bashkëngjiten asaj ekipe. Le t’i kryejnë të gjitha ato elemente që janë të marrëveshjes gjithëpërfshirëse. Mund të mos jetë aty fare presidenti”, ka thënë Thaçi, në konferencën e parë për shtyp që pas kthimit e ka mbajtur në rezidencën e tij në Prishtinë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Presidenti i mbështet plotësisht, por të mos politizohet kjo çështje. Ta forcojmë unitetin për të vepruar si shtet”.
Gjatë gjithë javës kreu i shtetit ka qëndruar në New York për të përcjellë sesionin vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Aty ka takuar shumë burrështetas, përfshirë presidentin amerikan, Donald Trump, një këshilltar i të cilit ka thënë më herët se për SHBA-në është e pranueshme secila zgjidhje që mbërrihet mes palëve, pa përjashtuar korrigjimin e kufirit...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)