Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Presidenca ngushëllon kryetarin Ferati për vdekjen e të vëllait

Presidenca e ka ngushëlluar kryetarin e Komunës së Istogut, Ilir Ferati, për vdekjen e vëllait, Triumf Feratit.

Në një shkrim në Facebook, Presidenca tha se humbja e parakohshme e Triumfit është tronditëse.

Humbja e parakohshme e Triumf Feratit, djalit të të ndjerit Fadil Ferati, ish-kryetar i komunës së Istogut, si dhe vëlla i kryetarit aktual Ilir Feratit, na ka tronditur të gjithëve. Ju shpreh ngushëllimet më të thella familjes së Triumfit, të afërmve dhe shoqërisë! Në këto çaste tmerrësisht të rënda për familjen, bashkëndjej me ju dhe shpresoj të gjeni forcë në përballimin e dhimbjes duke kujtuar momentet e paharrueshme që krijuat bashkë me Triumfin”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës ka njoftuar pasditen e së dielës se një person është gjetur i vdekur në varrezat e fshatit Gurrakoc në Istog.

Triumf Ferati është edhe djali i ish-kryetarit të Istogut, Fadil Ferati.

Artikuj të ngjashëm