Ideja për këmbimin e territoreve ndërmjet Kosovës e Serbisë, ku Lugina e Preshevës do të jepej për veriun e Kosovës, ndoshta nuk është reale, por, sipas pohimeve nga Beogradi, deri vonë ishte e pranueshme për të dy palët. Javorja serbe ekspres ka bërë një analizë kësaj ideje, transmeton Koha.net.
“Vetëm në 100 vjetët e fundit kufijtë e Europës kanë ndryshuar të paktën 37 herë. Shtetet ndahen, copëtohen, por edhe bashkohen. Krijojnë aleanca dhe luftojnë njëri me tjetrin” shkruan kjo javore duk e pyetur pse për Perëndimin ndryshimi i kufijve në Ballkan është temë tabu.
Këmbimi i territoreve do të ishte hap drejt ndarjes etnike, të cilën serbët nga veriu dhe shqiptarët nga jugu, që në ato rajone e bëjnë shumicën, me siguri se do ta pranonin me gëzim porse ata nuk pyeten, ka shkruar kjo javore.
Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq, njëri nga më të zëshmit e kësaj ideje, para disa muajsh ka thënë se”shqiptarët do ta pranonin këtë ide sikur të bisedonin për të pa mentorët e tyre". E mentorët e tyre, sipas tij, transmeton Koha.net, edhe më tej nuk e duan ndryshimin e kufijve.
Qëndrimin për mos ndarje të Kosovës e para disa ditësh e ka paraqitur edhe Gjermania.
Ambasadori i këtij vendi në Kosovës Christian Heilt ka deklaruar se kundërshton çfarëdo do ndarjeje të Kosovës duka shtuar se ndarja krijon potencial për destabilizim të rajonit dhe të Europës.

-
Ismajli: Ideja për shkëmbim territoresh, e rrezikshme për Kosovën
-
BBC: Korrigjimi i kufijve mund të tejkalojë ndarjen mes Kosovës dhe Serbisë
-
Prelec: Shkëmbimi i territoreve Kosovë – Serbi dobi e të dyja palëve dhe BE-në
- Shkëmbimi i tokave mes Kosovës dhe Serbisë do të ishte shumë problematik
-
Serwer: Ndarja ose shkëmbimi i territoreve sjell destabilizim në Ballkan