Banorët e lagjeve “Mati 1” e “Kalabria” në kryeqytet duhet që edhe këtë vit të gjejnë zgjidhje për t’u ngrohur gjatë dimrit, pasi projekti për zgjerimin e rrjetit të “Termokosit”, i paraparë të bëhet këtë verë, është shtyrë.
Në Termokos nuk kanë dhënë shumë detaje lidhur me këtë por kanë njoftuar se Komisioni Evropian, i cili financon këtë projekt, po zhvillon procedurat tenderuese për këtë projekt, raporton KTV.
Në Komunën e Prishtinës thonë se fillimi i zgjerimit të rrjetit varet nga donatori.
Qytetarët e këtyre dy lagjeve thonë se kjo do t’u kushtoj atyre – pasi përsëri duhet të ngrohen me energji elektrike.
Zgjerimi i rrjetit të ngrohjes është faza e tretë e Projektit të Kogjenerimit dhe ishte planifikuar të bëhej këtë verë.
-
Ka filluar zgjerimi i rrjetit të ngrohjes në kryeqytet
-
Shtyhet zgjerimi i rrjetit të ngrohjes së qytetit për një vit
-
“Mati 1” edhe këtë dimër pa ngrohje qendrore, Termokosi premton se bëhet vitin tjetër
-
“Termokos” këtë vit fillon zgjerimin në disa lagje të Prishtinës
-
Kalabria dhe Mati 1 rrezikojnë të mbesin edhe një dimër pa ngrohje